Pacolli pritet në audiencë private nga Papa Françesku

Pacolli pritet në audiencë private nga Papa Françesku

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, po qëndron në Vatikan.

Ministri Pacolli, gjatë ditës do të pritet në audience private nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. 

Pacolli pritet të informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.


MË SHUME NGA Aktuale