Analistët: LV-ja dhe LDK-ja nuk po i besojnë njëra-tjetrës

Analistët: LV-ja dhe LDK-ja nuk po i besojnë njëra-tjetrës

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se zvarritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është duke ndodhur për shkak të mosbesimit që kanë këto parti ndërmjet vete.

Faton Abdullahu, Blerim Vela dhe Ismet Kryeziu kanë thënë se këto dy parti duhet të bëjnë kompromise për postin e presidentit dhe çështjet e tjera.

Sipas tyre, zgjidhja mund të jetë propozimi i një presidenti konsensual.

“Në rend të parë marrëveshja po zvarritet sepse këto dy subjekte dallojnë shumë saqë është shumë komplekse t’i besojnë njëra-tjetrës. Që të dyja këto subjekte nuk besojnë se do të ndryshojë sa duhet partneri tjetër qeverisës, sa për ta bërë ndryshimin për të cilin pretendojnë. Thjesht, po mungon besimi për ndryshim. Marrëveshja po zvarritet edhe pse përpjekja për të pasur më shumë pushtet nuk bazohet në vlerësimin real se kush sa ka fituar”, ka thënë Abdullahu.