Koalicioni me VV-në, Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve

Koalicioni me VV-në, Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie.

Takimi do të mbahet në ora 14 e 30, ku edhe pritet të diskutohet rreth ngjarjeve të fundit politike në vend.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, sekretari i LDK-së, Safet Kamberi.

“Në ora 14 e 30 kryetari i partisë Isa Mustafa, ka thirrur në takim kryetarët e degëve, ky është takim i rregullt me kryetarë të degëve. Temë e këtij takimi me gjasë do të jenë zhvillimet e fundit politike në vend”, ka thënë shkurt Kamberi.

Ndërkohë, edhe pse në media u raportua, as sot nuk do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së për negociatat për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook, njoftoi se sot nuk do të ketë takim mes kreut të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa. 


MË SHUME NGA Aktuale