3 vjet pa Ramiz Kelmendin

3 vjet pa Ramiz Kelmendin

MIGJEN KELMENDI

Po e adresoj babën në këtë përvjetor të vdekjes së tij, nga ana publike e emnit dhe veprës, ashtu si na thonin në ceremoninë mortore: ai nuk asht vetëm i jueji! Pra, kur e kujtoj Ramiz Kelmendin, e kujtoj krejt nji gjeneratë idealistash, që besonin në të nesermën, besonin neëë ‘progres’, ishin të bindun se e ardhmja e ka në vete jo vetëm lumnine dhe mireqënien e kombit, por edhe - lirine. Lirineëë si koncept, si ideal. Liria si koncept, ishte kudo në veprln, në qëndrimet, në andrrat dhe projeksionet e tyne. Nisi shumë ma heret, por unë po e rroki idenë e lirisë nën aktin e madh të shkrimtarit dhe ministrit Ernest Koliqi, dhe vendimin e tij me nis nji ‘ushtri’ mesuesish prej Shqipnie në Kosovë, me luftue analfabetizmin; e gjej në shembullin e flijimit madheshtor të filozofes Marije Shllaku, që prej Shkodre erdhi me mobilizue Kosovën për liri; e gjej në vargun e famshem të Esad Mekulit “Ne zovi me šiftar” (Mos m’thuej šiftar); në ndjesinë e autorit Ramiz Kelmendi se asht i ndjekun për konceptin e tij për lirinë; në dashninë e tij iracionale peëër Shqipninë; në poezinënë dhe vargun “Unë biri yt Kosove” të Ali Podrimes dhe në lirikën ma të bukur shkrue najhere kendej të Azem Shkrelit. Lirinë si koncept e gjej në publicistikën e Rexhep Qosjes, në shembullin dhe modelin e flijimit të Adem Demaçit, e gjej në idealizmin e protestuesve të vitit 1968 dhe gadishmenine e tyne me ba burg pelër flamurin shqiptar. Lirinë si koncept e gjej në kompromiset e Fadil Hoxhës dhe Liges së Gjakoveëës që përfaqesonin dhe mbronin kauzën e shqiptarëve të Kosovës në Beograd; në përpjekjet juridike teëë Gazmend Zajmit, Dervish Rozhajës, Syrja Pupovcit…; neëç përpjekjet peëër mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës të Ismet Gusise…; në tabllote e Muslim Mulliqit, teëë Xhevdet Xhafes….; ne skulpturat e Agim Çavderbashes….; në stilin arkitektonik teëë Agush Beqirit…; në zanin e Nexhmije Pagarushës dhe kompozimet e Rexho Mulliqit; në ambelsine e zanit dhe melodive të Jusuf Gervalles; në protestat qytetare të grave kosovare gjateëë viteve ’80; në ngujimin e minatorërve të Trepçes; në urtinë dhe mençunineëë popullore të Anton Çettes; e gjej në lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës…. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk asht shpikësja e idesë së lirisë së Kosovës, asht kunoreëëzimi dhe flijimi final për këtë ide. UÇK asht paroksizmi i krejt këtij kontributi. Liria e sotme e Kosovës s’kishte me u kuptue pa kontributin e krejt ketyne emnave, heroizmin dhe guximin e ushtarëve të lirisë dhe flijimin e përgjithshëm teëë qytetarëve të Kosoveëës gjatë luftes ’97-’99. Ra përvjetori i Ramiz Kelmendit, dhe nuk mujta pa i kujtue keta emna, (kërkoj falje për krejt ata emna që në këtë moment nuk i kam në mendje), që gati asnjani prej tyne nuk rrnon, por kontributi i tyne, besimi i tyne në lirinë e Kosovës, ka me mbete fundament i kësaj lirie dhe këtij shteti që po e gëzojmë sot. E kam veç nji fjalë: Ju falemnderit!Fotografia e Migjen Kelmendi