Republika Popullore e Shqipërisë e shpallur para 74 viteve

Republika Popullore e Shqipërisë e shpallur para 74 viteve

Republika Popullore e Shqipërisë ishte emërtimi zyrtar i shtetit në Shqipëri nga 11 janari i vitit 1946.

Të gjitha kishat e Shqipërisë, paralajmërohen t’u bien këmbanave rreth orës 1:30 pasdite kur Asambleja Kushtetuese të shpallte para popullit dhe botës se Shqipëria është Republikë Popullore. Shpallja u shoqërua me 101 të shtëna topi dhe dy ditët festime në mbarë vendin.

Enver Hoxha, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, u shpall kryetar i shtetit. Mbreti Zog në mërgim, u shpall “tiran brutal dhe tradhtar”.

Oborri Mbretëror e priti vendimin pa ndonjë habi dhe pa shumë protestë, por deklaroi se për shqiptarët ekziston një çështje shumë më serioze sesa forma e regjimit dhe ajo është çështja e integritetit kombëtar e territorial dhe e të drejtave të sovranitetit të popullit.

Pas shpalljes së Republikës, menjëherë nisi puna për hartimin e Kushtetutës. Diskutimi zgjati dy muaj. Propozimet e bëra nga masat e popullit qenë një kontribut i çmbushem në forcimin e përmbajtjes demokratike të saj.

Më 14 mars të vitit 1946 Asambleja miratoi Kushtetutën e re, në bazë të secilës Asambleja u kthye në Kuvend Popullor. Kjo i hapte rrugën zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit mbi baza të reja demokratike e socialiste.

Republika Popullore e Shqipërisë ishte emërtimi zyrtar i shtetit në Shqipëri deri në 1976. Kushtetuta e 1976-s e ndryshoi në Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, i cili ishte emërtimi zyrtar i vendit nga 1976 deri në 1991.