"Dritë mbi plagë”, homazh poetik për gjenocidin në Kosovë

"Dritë mbi plagë”, homazh poetik për gjenocidin në Kosovë

Në përvjetorin e gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, akuzon nëpërmjet poezisë.

Me rastin e Ditës së Gjenocidit, 15 janar, të shpallur nga Kuvendi i Kosovës, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, sapo nxori nga shtypi sprovën antologjike me poezi “Dritë mbi plagë”. 

Ky libër tematizon gjenocidin serb mbi shqiptarët. Ështëhomazh artistik ndaj të gjitha viktimave. Në të janë përfshirë poezitë e 51 poetëve shqiptarë, kryesisht poezi të reja, të dërguara në Qendër enkas për këtë përmbledhjedhe të përzgjedhura nga një ekip vlerësues. Libri ka për qëllim zgjimin e vëmendjes dhe ndëshkimin nga ana e drejtësisë. 

Qendra falënderon poetët si dhe të gjithë ata që u angazhuan në botimin e këtij libri. 

Poetët e përfshirë në libër mund t’i tërheqin falas nga dy ekzemplarë në redaksinë e gazetës ditore “Epoka e re” në Prishtinë. Do të ketë njoftime me kohë për datat e promovimevetë librit në Prishtinë, Tiranë e Shkup, personalisht apo nëpërmjet faqes zyrtare të Qendrës, sigurisht edhe nëpërmjet medieve. Së shpejti do të njoftohen të gjithë edhe për mënyrën e plasimit të librit për lexuesit, me çmim simbolik.