Ndahet nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë që nga 29 prilli 1960

Ndahet nga jeta Stoli Beli, spikerja e parë që nga 29 prilli 1960

Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve ka vdekur në moshën 91-vjeçare. Kanë kaluar gjashtë dekada, që nga 29 prilli 1960, kur Stoli Beli nga studio e parë Televizive Shqiptarë, do të artikulonte fjalët: “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”.

Beli është një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programeve të sotme, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri. Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit./tch