Ismaili përuron CT-në e parë 128 shtresore në Kosovë

Ismaili përuron CT-në e parë 128 shtresore në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kane përuruan CT-në 128 shtresore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë të madhe reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare.

100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, ultrazëra dhe Holltera për Repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë, raporton Ekonomia Online.