Dua Lipa merr vëmendje teksa shfaqet me plot stil rrugëve të New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje teksa shfaqet me plot stil rrugëve të New Yorkut

Ajo ishte parë në një takim të dyfishtë me të dashurin e saj Anwar Hadid, Zayn Malik dhe Gigi Hadid një natë më parë.

Dhe Dua Lipa po dilte jashtë stilit të saj të rëndomtë, pasi u pa në një pallto rozë dhe çizme ‘Prada’, teksa po shëtiste e vetme rrugëve të New Yorkut, një ditë pas ditëlindjes së ish-yllit të “One Direction”, Zayn Malik.

Këngëtarja, 24-vjeçe, mori vëmendje me xhaketën rozë gjatë paraqitjes së saj të rastësishme.

Dua Lipa (Foto: Splash News)

Bukuroshja e kompletoi ansamblin e saj me një palë tuta sportive dhe me syze të zeza në formë drejtëkëndëshi.

Ylli u pa një natë më parë me të dashurin Anwar dhe motrën e tij, Gigi, e cila u shfaq krah për krah me këngëtarin Zayn Malik, duke konfirmuar se ata ishin përsëri së bashku pas më shumë se një viti që kur njoftuan ndarjen e tyre.

Dua Lipa (Foto: Splash News)

Dua po kalon kohën më të madhe me të dashurin e saj, 20-vjeçar në New York, dhe në bazë të raportimeve ata kanë filluar të bashkëjetojnë.

Një burim ka thënë për The Sun: “Dua dhe Anwar po kalojnë kohën më të madhe së bashku kështu që ka kuptim se përse ata bashkëjetojnë”. “Ajo është gjithnjë tek ai kur është në Los Angeles dhe ai është gjithnjë me të në Londër”.

Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për talentin e tyre muzikor, duke rrëfyer se janë fansa të njëri-tjetrit.

Dua Lipa (Foto: Splash News)

Ata konfirmuan fillimisht romancën në korrik, një muaj pas ndarjes së artistes shqiptare nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Getty Images/Guliver)