Kosova U17 niset drejt Turqisë

Kosova U17 niset drejt Turqisë

Kombëtarja U17 sot do të udhëtojë në Turqi ku do të marrë pjesë në turneun tradicional “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament”.

Djelmoshat e prirë nga Besnik Kollari të hënën zhvilluan stërvitjen e fundit para udhëtimit, turne në të cilën “dardanët” e rinj do të luajnë në grup me Turqinë, Irlandën dhe Tanzaninë.

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Turqisë, më 15 janar, derisa më pas do të ballafaqohet më Tanzaninë më 17 janar dhe më Irlandën më 19 janar.

Ndërkohë, më 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendet 7, 5, 3 dhe finalja.

Në grupin tjetër të këtij turneu marrin pjesë Ukraina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Veriut.