Modelet Galaxy S20 pritet të lansohen me 12GB RAM

Modelet Galaxy S20 pritet të lansohen me 12GB RAM

Kemi parë qindra thashetheme, imazhe reale dhe koncepte të Samsung Galaxy S20.

Thashethemet e fundit përmendin sasinë e RAM-it që do të hyjë brenda këtyre telefonave të rinj, dhe ato gjithashtu thonë se mund të jemi duke i thënë lamtumirë një tjetër veçorie të shkëlqyeshme të Galaxy.

Sipas thashethemeve të reja, çdo pajisje në serinë Samsung Galaxy S20 do të filloj me 12 GB RAM.

Ky është një hap i madh, duke marrë parasysh që versioni i mëparshëm filloi me 8 GB, përveç Galaxy S10e.

Tani, Galaxy S20 do të largoj modelet ‘e’ dhe do të përfshijë një version të ri Ultra.

Ky variant i fundit thuhet se vjen me një bateri 5,000 mAh, dhe gjithashtu mund të marrë deri në 16 GB RAM.

Sa i përket lajmeve të këqija, gjithashtu është përfolur që slot MicroSD, si dhe kamera 108MP, nuk do të jenë në dispozicion në modelet më të lira të S20.