Pesë komisione kuvendare sot mbajnë seanca në Maqedoni

Pesë komisione kuvendare sot mbajnë seanca në Maqedoni

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Çështje Mandatuese, Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, si dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.

Në rend të ditës të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për tubimet publike në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Mandatuese do të debatojnë pas raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për punët e ndërmarra sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për pranim të pjesës tjetër të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Në rend të ditës të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji është Informacioni për ndotjen enorme të ajrit të ambientit në Republikën e Maqedonisë, të dorëzuar nga një grup i deputetëve.

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive do të mbajë dy seanca në të cilat do ta shqyrtojë Strategjinë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin, me plan aksionar për zbatim për vitet 2020-2022 dhe propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të detyrueshme, sipas procedurës së shkurtuar në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit Ligjvënës-Juridik do të diskutojnë për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për statistikën shtetërore, për tregtinë elektronike, për taksën e qëndrimit të përkohshëm, për veprimtarinë hotelierike, për pronësinë industriale, për veprimtarinë turistike, për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, për rezerva të obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës, për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, për buxhetet, për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, për rezervat e mallrave, për borxh publik, për regjistrim të pagesave të gatshme, për procedurë tatimore, për paraqitje dhe evidentim të obligimeve, për taksat administrative, për taksat komunale, për kontributet nga sigurimi i obligueshëm social, për tatimet e pronës, të gjitha në lexim të parë.