Johansson rrëmben dy kategori për “Jojo Rabbit” dhe “Marriage Story”

Johansson rrëmben dy kategori për “Jojo Rabbit” dhe “Marriage Story”

Scarlett Johansson është nominuar për herë të parë në Oscar – dy herë.

Aktorja të hënën jo vetëm që shënoi nominimin e parë për çmimet Oscar, por u bë njëra prej yjeve të rralla që u u nominua në dy kategori në të njëjtin vit.

Johansson ishte nominuar në kategorinë ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’ për punën e saj në “Jojo Rabbit” dhe gjithashtu si ‘Aktorja më e mirë’ për filmin “Marriage Story”.

 

Aktorja e fundit që shënoi dy nominime për çmimet Oscar ishte Cate Blanchett, ku thuajse ka kaluar më shumë se një dekadë që kryesoi kategoritë për “Elizabeth: The Golden Age” dhe në kategorinë mbështetëse për “I’m not there”.

Përpara saj, Jamie Foxx po ashtu shënoi nominimin e parë dhe të dytë në të njëjtin vit për rolin në “Ray” dhe “Collateral”, ndërsa u nominua në kategoritë e njëjta me Johansson.

Në kategorinë e aktores kryesore, Johansson do të garojë kundër Kathy Bates (“Richard Jewell”), Laura Dern (“Marriage Story”), Florence Pugh (“Little Woman”) dhe Margot Robbie (“Bombshell”).