Drin Kokaj përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore "Lozana 2020"

Drin Kokaj përfundon garimin në Lojërat Olimpike Dimërore "Lozana 2020"

Skitari ynë, Drin Kokaj, përfundoi garimin në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Ashtu sikurse në sllallom të madh, fati nuk ishte me Drinin, i cili u diskualifikua pas lëshimit të parë, të mbajtur sot në Qendrën Skitare “Les Diablerets” të Lozanës.

Fillimisht Kokaj doli i 50-ti nga 77 garues, por më pas gjyqtarët gjetën një gabim gjatë lëshimit, për çka e diskualifikuan.

Sidoqoftë, kjo është një përvojë e mirë për Drinin i cili pati rastin të garojë në ngjarjen më të madhe sportive për të rinj.

Në “Lozana 2020”, pjesëmarrëse ishte edhe skitarja tjetër, Era Shala, e cila theu këmbën gjatë përgatitjeve.