Çifti martohet, vullkani shpërthen në sfond

Çifti martohet, vullkani shpërthen në sfond

Një çift injoroi një paralajmërim të vullkanit, duke vazhduar me ceremoninë e dasmës së tyre.

Madje gjatë ceremonisë u realizuan disa foto me të vërtetë unike pasi vullkani shpërtheu, derisa ata ecnin drejt altarit

Chino Valfor dhe nusja e tij, Kat kishin bërë plane për tetë vjet për të kurorëzuar dashurinë në fermën Savannah në Filipine në mbrëmjen e djeshme.

Një paralajmërim ishte lëshuar tashmë në lidhje me “Taal Volcano” që ndodhej afër.

Kur çifti filloi ecjen nëpër altar, qielli ndryshoi ngjyrën, i cili u kap në një seri fotografish të mahnitshme nga fotografi i dasmës, Randolf Evan.

Ata madje ishin në gjendje të bënin zotimet e tyre, vallëzimin e parë dhe fjalimet.

“Taal” është vullkani i dytë më aktiv në Filipine dhe shkaktoi evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.