Konfirmohen 11 persona me gripin sezonal, njëri ka vdekur

Konfirmohen 11 persona me gripin sezonal, njëri ka vdekur

Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është formuar konsiliumi, i cili po ndjek gjendjen me gripin sezonal.

Pas analizës së bërë nga konsiliumi, konstatohet se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 dhjetori 2019 deri me 15.01.2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A).

Prej tyre, një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor.

Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim 4 raste, 3 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në mjekimin intensiv të klinikës.