Imazhet zyrtare të Huawei P40 janë publikuar online

Imazhet zyrtare të Huawei P40 janë publikuar online

HUAWEI pritet të zbulojë modelet HUAWEI P40 dhe P40 Pro në një ngjarje të ardhshme – nëse e kaluara është e ndonjë indikacioni, në Paris, rreth muajve Mars-Prill.

Kemi parë dhe dëgjuar shumë për P40 Pro, por pajisja deri tani nuk kishte të zbuluar ndonjë detaj.

Paraqitja që shihni më lart është publikuar në 91mobiles, dhe dyshohet se është një dizajn zyrtar i HUAWEI P40.

Imazhi zbulon një ekran të sheshtë me një kamerë të dyfishtë selfi, brenda një vrime ovale.

Sidoqoftë, në anën e pasme në një aranzhim të ri (ngjashëm me atë të Galaxy S20), ka tre kamera Leica.

Specifikohet se P40 pritet të paketojë një procesor Kirin 990 me aftësi 5G.

Telefoni ka të ngjarë të lansohet – ashtu si Mate 30 Pro, me EMUI 10, pa shërbimet e Google Mobile.