​Zbulohen raste të reja me poliomielit

​Zbulohen raste të reja me poliomielit

Në Filipine janë zbuluar gjashtë raste të reja me poliomielit, duke e çuar në 14 numrin e pacientëve me sëmundjen ngjitëse, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Sipas një raporti nga organet ndërkombëtare, disa nga pacientët ishin nga provincat e rajonit jugor Mindanao.

Në raport thuhet se rreziku për transmetimin e mëtejshëm të poliomielitit vazhdon të jetë i lartë, për shkak të kushteve të dobëta sanitare dhe higjienike.