Britani, bie niveli i të infektuarve me HIV në 73%

Britani, bie niveli i të infektuarve me HIV në 73%

Numri i personave të diagnostikuar me HIV në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë ndjeshëm që nga viti 2014, sipas shifrave të publikuara nga Public Health England.

Burrat homoseksualë dhe biseksualë kanë përjetuar rënien më dramatike të infeksioneve, në një nivel të rënies me 73%.

Këto ndryshime i janë atribuar rritjes së përdorimit të profilaksisë para ekspozimit (Prep).

Nga 103,800 persona të vlerësuar që jetojnë me HIV në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018, 93% janë diagnostikuar me virus.

Nga këta, 97% po marrin trajtim, të cilët si rezulat janë “të pazbulueshëm”, që do të thotë se ata nuk mund ta transmetojnë virusin.