Australi, mision sekret për të shpëtuar pemët parahistorike

Australi, mision sekret për të shpëtuar pemët parahistorike

Një mision sekret shpëtoi nga zjarret zonën e fundit natyrore të mbetur të Australisë për pishat Wollemi, pemë parahistorike, e zbuluar në 1994, njoftuan zyrtarët.

Më pak se 200 nga këto pemë të mbrojtura ekzistojnë ende në gjendjen e tyre natyrore, të fshehura në një grykëderdhje në Malet Blu, një zonë e ndodhur në veriperëndim të Sidneit dhe të listuara si Trashëgimi Botërore e Njerëzimit.

“Një mision i paparë për mbrojtjen e mjedisit, u krye për të shpëtuar pemët”, deklaroi Matt Kean, ministri i Mjedisit në Uellsin e Ri Jugor.

Pishat e çmuara, një specie mbi 200 milionëvjeçare, u konsideruan të zhdukura derisa u zbulua zona në Uellsin e Ri Jugor, në Parkun Natyror Wollemi, ku i cili morën edhe emrin./atsh/