Volkswagen Tiguan është parë gjatë një sesioni fotografik

Volkswagen Tiguan është parë gjatë një sesioni fotografik

Ndryshimet në Volkswagen Tiguan të ri, janë vërejtur kur u pa gjatë një sesioni fotografik

Kohëve të fundit, Volkswagen nuk po mund t’i mbajë fshehtë modelet e reja, dukja e të cilave po shfaqet në media, shumë më herët se që është planifikuar, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së djeshme, janë shpërndarë imazhet që e tregojnë se si duket Arteon i ri, që do të hyjë në prodhim, gjatë këtij viti në Kinë.

Pa kaluar gjatë, është parë i zbuluar në tërësi edhe Tiguan i ri, derisa po i nënshtrohej një sesioni fotografik.

Deri më tani, dihej se në këtë model, do të ketë rritje të nivelit të sigurisë, si frenimi automatik dhe monitorimi i këndit të padukshëm, që vijnë si sistem standard, ndërsa më herët për to është dashur të paguhen rreth 400 euro shtesë. Por, tani që u shfaq nga afër, shihet ndryshimet e lehta në dukje, që e bëjnë shumë më modern.

Janë dritat e reja, të ngjashme me ato të përdorura te Volkswagen Golf, që përshtaten mirë me kapakun e fryrë dhe grillin më të zgjeruar, të ngjashëm me Touareg.

Imazhe të pjesës së pasme nuk janë siguruar, mirëpo pritet që të njëjtat linja të jenë aplikuar edhe në atë pjesë, si dhe drita të reja. Në brendi, ndryshimi i sistemit të infoteitment, do ishte gjëja kryesore, si pjesë e shtimit të nivelit të teknologjisë.

Meqenëse duket se është gjithçka gati, Volkswagen Tiguan i ri, ka mundësi të shfaqet brenda tre muajsh në Geneva Motor Show.