Cakaj dhe Arifi bashkojnë shqiptarët , do të garojnë me një listë zgjedhore

Cakaj dhe Arifi bashkojnë shqiptarët , do të garojnë me një listë zgjedhore

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare, ka njoftuar ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Sipas tij, ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi.

Postimi i plotë i Cakajt: 

Një super lajm për shqiptarët kudo që ndodhen 

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare. Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi.

Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti 

Autor: rtklive.com