Ndalohen për 48 orë zyrtarët e Komunës që qeveriset nga VV

Ndalohen për 48 orë zyrtarët e Komunës që qeveriset nga VV

Në orët e pasdites, janë ndaluar për 48 orë dy zyrtarë ligjor të komuënës së Prizrenit, Arben Krasniqi dhe Shqipëron Krasniqi. Informacionin për TV Prizreni e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti- Sejrani .

“Lidhur me rastin të cilit ju i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë A.K., në cilësi të Udhëheqësit të Sektorit Ligjor në Komunën e Prizrenit, dhe Sh.K., në cilësi të Zyrtarit Ligjor në Komunën e Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me rastin e këmbimit të pronës komunale me pronën private.

Me rastin e ndalimit, është sekuestruar përkohësisht edhe një veturë e tipit “Audi A4”.”, na ka shkruar zëdhënësja Mehmeti- Sejrani.


MË SHUME NGA Nacionale