Komunikacioni në Maqedoni pa pengesa, mjegull në Tetovë dhe Ohër

Komunikacioni në Maqedoni pa pengesa, mjegull në Tetovë dhe Ohër

Dendësia e komunikacioni jashtë qyteteve është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Gjithashtu, nga 15 nëntori 2019, ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore nëpër makina, që do të zgjasë deri më 15 mars.