Bebe Rexha duket atraktive në kopertinën e revistës së famshme “Cosmopolita

Bebe Rexha duket atraktive në kopertinën e revistës së famshme “Cosmopolita

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistës “Cosmopolitan”, për edicionin e saj në Sri Lanka.

30-vjeçarja publikoi një fotografi të kopertinës së kësaj reviste për 10 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, ndërsa theksonte fizikun e saj.

Pamja prej biondeje i jepte edhe më tepër hijeshi bukuroshes shqiptare, e cila ditët e para të vitit 2020 i ka nisur në qetësi duke pushuar.