Të bësh art me makinë të vjetër shkrimi

Të bësh art me makinë të vjetër shkrimi

Ai përdor vetëm ngjyrën e bardhë dhe atë të zezë, stili i tij është i thjeshtë dhe kryeveprat që bën i marrin rreth 30 orë kohë. Po flasim për artistin James Cook, i cili përdor një makinë të vjetër shkrimi për pikturat e tij.

23-vjeçari që studion për arkitekturë ka 5 vite që bën punime të tilla, pasi u frymëzua nga artisti i ndjerë Paul Smith, i cili kishte një çrregullim që ia bënte të pamundur të përdorte lapsa.

“Është një punë shumë intensive, por më pëlqen shumë, pasi përdor një mjet teknologjik shumë të vjetër për të krijuar diçka të bukur”, shprehet Cook.