Nissan Frontier me ndryshime themelore, dallon shumë nga modeli i fundit

Nissan Frontier me ndryshime themelore, dallon shumë nga modeli i fundit

Mund të thuhet, sa nganjëherë nuk vërehet shumë se është nj Frontier

Që kur është lansuar më 2004, Nissan Frontier është vjetruar në masë të madhe dhe është dashur t’i nënshtrohet intervenimeve, në mënyrë që të mund të konkurrojë me rivalët Ford Ranger, Toyota Tacoma dhe Chevrolet Colorado.

Megjithëse kishte dukjen e njëjtë, çmimi prej 19 mijë eurove, e bënte të kërkuar në treg, por jo për shumë gjatë, andaj dihej se do t’ nënshtrohej një ri dizajnimi të tërësishëm.

Autoblog ma bërë të ditur sipas shitësve të makinave, që e kanë parë këtë model prapa dyerve të mbyllura, se ka pësuar ndryshime themelorë, duke bërë që nga modeli i fundit të dallojë shumë.

Thuhet sa ka dizajn të ngjashëm me Warrior, që është parë edhe te Nissan Titan, duke lënë të kuptohet se dukja e kësaj makine është shumë më agresive.

Derisa pritej që të ketë platformë të re, sipas atyre që e kanë parë, është thënë se struktura e përgjithshme i është zvogëluar, ndërsa është shumë më e ulët se e mëparshmja. Brenda thuhet se e ka motorin me 3.5 litra, ndërsa nuk bëhen të ditura specifikat tjera.

Në anën tjetër, duke ditur se do të ketë ngjashmëri me Titan, pritet të ketë si opsion motorin e njëjtë me 3.8 litra që prodhon deri në 300 kuaj fuqi.

Gjithnjë sipas atyre që ishin pranë Nissan Frontier, duke se s shpejti, të prezantohet zyrtarisht dhe të tregohet se kur mund të lansohet.