Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja

Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja

Sot në Prishtinë fillon simpoziumi shkencor "Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja". Profesori i të drejtës ndërkombëtare publike,Eqrem Zenelaj tha sot në RTK se ky simpozium përkon me vitin e 552-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Zenelaj tha se simpoziumi është shumë i veçantë jo vetëm  për faktin se përkon me një datë të caktuar, por edhe i cili rrallë mbahet.

“Është njëkohësisht edhe viti i 552-të i vdekjes së heroit kombëtar i cili është quajtur edhe kryezot i Shqipërisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

 Ai tha se si referues në këtë simpozium janë përzgjedhur disa nga historianët e dalluar nga të gjitha trojet shqiptare.

“Gjegjësisht dy apo tre nga Shqipëria londineze, dy nga Maqedonia e Veriut dhe tre jemi nga Kosova. Të gjithë janë njerëz të cilët i janë përkushtuar kësaj veprimtarie”, tha ai .

 Sipas tij, risitë e simpoziumit janë sepse në të do të trajtohen tema shumë interesante duke filluar nga gjenealogjia e vërtetë e Kastriotve, ndërsa organizimi është bërë nga Kolegji Iliria .

 Për më shumë ndiqni videon e plotë: