​Therje me thikë, arrestohen tre persona në Podujevë

​Therje me thikë, arrestohen tre persona në Podujevë

Policia raporton se dje në Podujevë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë një person.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët dërgohen në mbajtje.