​Arrestohen dy persona për vjedhjen e një veture

​Arrestohen dy persona për vjedhjen e një veture

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar, njëri i mitur për vjedhjen e një veture në Pejë.

Sipas Policisë më 15 janar një person është ankuar në stacionin e Policisë se e ka parkuar veturën e tij  VW Golf,  në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, me ç’rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy (2) të dyshuar, njëri nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e veturës’.

Vetura e gjetur pas proceduarve do t’i kthehet viktimës (pronarit).

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve.