Kapen 40 refugjatë irakianë pranë Vlorës

Kapen 40 refugjatë irakianë pranë Vlorës

Policia e Vlorës ka ndaluar një grup relativisht të madh refugjatësh. Mësohet se rreth 40 shtetas irakianë janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.

Sipas burimeve paraprake dyshohet se refugjatët do të udhëtonin drejt Italisë. Policia i ka shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet hetimore.