Hidhet mjet ndezës në QKMF-në e Pejës

Hidhet mjet ndezës në QKMF-në e Pejës

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga persona të panjohur është hedhur një mjet i improvizuar ndezës në derën anësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

“Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen elartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore”.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar”, bën të ditur policia e Pejës.