Shkrepen 12 plumba në drejtim të një lokali në Prishtinë

Shkrepen 12 plumba në drejtim të një lokali në Prishtinë

Policia e Kosovës, bën të ditur se persona të dyshuar kanë shtënë me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë.

Sipas policisë, në lokal janë gjetur 12 gëzhoja.

 “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur 12 gëzhoja. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.