Fermerët me mundësi të sigurimit të produkteve bujqësore

Fermerët me mundësi të sigurimit të produkteve bujqësore

Së shpejti, fermerët në Kosovë do të kenë mundësi që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore, tek kompanitë e sigurimit në Kosovë.

Për këtë është diskutuar nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, gjatë takimit me përfaqësuesit e IFC-së.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Sot, me përfaqësuesit e IFC-së kemi diskutuar implementimin e mëtutjeshëm të Projektit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë për vitin 2020, ku së shpejti fermerët do të kenë mundësinë që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore tek kompanitë e sigurimit në Kosovë.