Haradinaj ngushëllon familjen dhe kolegët për vdekjen e Xhevdet Ferrit

Haradinaj ngushëllon familjen dhe kolegët për vdekjen e Xhevdet Ferrit

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen dhe kolegët me rastin e vdekjes së aktorit Xhevdet Ferri.

“Mjeshtri i artit, Xhevdet Ferri, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i kryeministrit në detyrë në Facebook:

Ikja jote e hershme në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej.

Mjeshtri i artit, Xhevdet Ferri, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë.

Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi.

I rrallë e profesional, njerëzor e qytetarë i ndershëm.

Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferri, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!

RH