Kompania amerikane ”Bose” mbyll dyqanet në Evropë

Kompania amerikane ”Bose” mbyll dyqanet në Evropë

Kompania amerikane “Bose”, një nga prodhuesit më të njohur të pajisjeve audio, do të mbyllë 119 dyqane në Evropë, Amerikën e Veriut, Australi dhe Japoni.

Kompania e komunikoi vendimin në një shënim, duke motivuar vendimin me faktin se produktet e saj “blihen gjithnjë e më shumë përmes tregtisë elektronike”.

“Duke pasur parasysh zhvendosjen e fortë për blerjen në internet në tregje specifike, ‘Bose’ planifikon të mbyllë 119 dyqanet e shitjes me pakicë në Amerikën e Veriut, Evropë, Japoni dhe Australi në muajt e ardhshëm”, thuhet në shënimin, i cili shpjegon se të tjerat pika të shitjes do të qëndrojnë të hapura.

Kompania ka 130 dyqane në Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Azinë Juglindore dhe Korenë e Jugut./ATSH/