Eminem kritikohet për lirikat për sulmet në Manchester

Eminem kritikohet për lirikat për sulmet në Manchester

Eminem është etiketuar së fundmi “si i neveritshëm” dhe “patetik” pas lirikave të fundit rreth sulmeve me bomba në Manchester Arena në vitin 2017 ku humbën jetën 22 persona.

Lirikat e shumëdiskutuara të reperit janë pjesë e këngës së re “Unaccommodating”, ku ai mburret për impaktin që ka pasur në botën e hip-hopit

Në disa rreshta të këngës dëgjohet Eminem tek thotë “Unë po mendoj të bërtas “mbani bombat” larg lojës. Sikur të jem duke pritur jashtë një koncerti të Ariana Grande”.

Figen Murray, e cila humbi djalin gjatë sulmit në Manchester Arena e quajti këngën “të pakuptimtë”.

“Duket sikur ai po fiton famë në kurriz të Ariana Grande dhe Justin Bieber dhe thotë gjëra të papëlqyeshme rreth të famshme të tjerë”, shkruan ajo.

Djali 29 vjeçar i Murray ishte një ndër 22 viktimat e sulmit me bombë në Manchester Arena, kur Salman Abedi hodhi veten në erë në fund të koncertit të Ariana Grande.