Rokeri 63-vjeçar, iraniani i parë që bëhet pjesë e “Bulevardit të Famës”

Rokeri 63-vjeçar, iraniani i parë që bëhet pjesë e “Bulevardit të Famës”

Një ëndërr që bëhet realitet. U deshën shumë vjet dhe më në fund Andy Madadian mori një nga vlerësimet më të mëdha për protagonistët e showbiz-it botëror.

Këngëtari është i pari Iranian në fakt që merr një yll në Bulevardin e Famës që ndodhet në Hollywood. I njohur ndryshe si “Bon Vox-i iranin” apo “Elvisi iranian”, artisti u largua nga Teherani kur ishte vetëm 22 vjeç dhe vlerësimi për të erdhi në moshën 63 vjeçare.

“Shumë amerikanë po më njohin tani dhe shumë të tjerë po ndjekin muzikën time. Shpresoj që ky yll në Hollywood të hapë një derë të re. Ka shumë artisë të talentuar iranianë në Los Angeles dhe bota botërore duhet t’i zbulojë” deklaroi Madadian.