Tregimi i Kadaresë, mes dhjetë sugjerimeve të Longreads për 2020

Tregimi i Kadaresë, mes dhjetë sugjerimeve të Longreads për 2020

Shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, është përfshirë së fundi me tekstin e tij ”Ikja e shtergut”, kushtuar poetit të njohur Lasgush Poradeci, në mesin e dhjetë tregimeve të cilat platforma letrare Longreads i sugjeron për lexuesit në vitin 2020.

Përzgjedhja është bërë pasi lexues nga e mbarë bota kanë postuar tregimet e tyre të preferuara me hastagun ”#longreads” në Twitter, prej të cilave kontributori i njohur i Longreads, Pravesh Bhardwaj, ka zgjedhur 10 tregime për t’ua preferuar lexuesve.

”E dua romanin ”Pallati i Ëndrrave” të Kadaresë, por ky tregim është shumë i ndryshëm prej tij”, ka thënë Bhardwaj në përshkrimin e shkrimtarit shqiptar.

Lista e plotë e tregimeve, përkthyesve dhe revistave ku janë botuar.

Maja – Dina Nayeri. (The Yale Review).
I ardhuri – Edwidge Danticat (Granta)
Shtrydhja e ananasit – Etgar Keret, përkth.Jessica Cohen (Electric Lit)
Ikja e shtergut – Ismail Kadare, përkth. Ani Kokobobo (Asymptote).
Kopshti i letres – Ken Liu (io9).
Luisi dhe Varga – Lisa Taddeo (Granta)
Kafshime tigri – Lucia Berlin (Lithub).
Llastiku – Souvankham Thammavongsa (Harper’s).
Lulu – Te-Ping Chen (The New Yorker)
Shekspiri, Nju Meksiko – Valeria Luiselli, trans. Christina MacSweeny (Guernica).