Ratifikohet marrëveshja amerikano-veriore për tregtinë e lirë

Ratifikohet marrëveshja amerikano-veriore për tregtinë e lirë

Marrëveshja e re për tregtinë e lirë mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë (AEUMC), u miratua sot nga Kongresi Amerikan, një votim që presidenti amerikan, Donald Trump mund ta marrë si një fitore tjetër ekonomike.

Marrëveshja u miratua me 89 vota pro dhe 10 kundër.

Votimi u zhvillua 24 orë pas nënshkrimit të traktatit tregtar historik me Kinën, që konfirmoi një armëpushim të luftës tregtare dhe ofroi lehtësira për fermerët dhe industrialistët amerikanë, ata që e sollën në pushtet presidentin republikan në 2016.

AEUMC është një version i modernizuar i marrëveshjes së tregtisë së lirë amerikano-veriore (Alena), hyrë në fuqi në vitin 1994./ATSH/