Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë

Shkupi ndër qytetet më të ndotura në botë

Qyteti i Shkupit përsëri u gjet në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, sipas ‘Airvisual‘, u gjet në top 10 qytetet me ajër të ndotur, apo më saktë në vendin e nëntë në botë.

Vendet me ajër më të ndotur sot në mëngjes ishin Aerodromi, Novo Lisiçe, Qendra, Karposhi dhe Kisella Voda.

Stacionet matëse të cilësisë së ajrit, krahas Shkupit shfaqin edhe qytetin e Gostivarit me ajër të ndotur.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi ashtu sikurse qytetet tjera të Maqedonisë disa herë kanë qenë në listën e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qeveria ka vendosur problemin e ndotjes së ajrit në prioritet qeveritar ndërsa opozita akuzon se asgjë nuk është ndërmarrë.