Përleshje në një xhami në Ferizaj

Përleshje në një xhami në Ferizaj

Festa e përjavshme e myslimanëve, dita “e xhuma”, nuk ka shkuar aspak mirë sot në xhaminë e fshatit Bibaj të Ferizajt.

Zgjedhja e delegatëve të Bashkësisë Islame nga ky lokalitet ka shkuar deri në përleshje. Situata ka dalë nga kontrolli pasi emrat e kandidatëve nxitën përçarje brenda komunitetit të xhamisë. Aty janë shqyer edhe dokumentet e zgjedhjeve.

Pas kësaj, mbledhja e planifikuar ndryshe ka përfunduar.

“Sot kishim zgjedhjet e delegatëve të fshatit për Bashkësinë Islamë, në kuadër të zgjedhjeve Komunale  në Ferizaj. Por hoxha i fshatit e pruni situatën që këtë ditë të xhuma të vije gati te përleshja. Gjatë kësaj tollovie u shqyen materialet dhe procesverbalet e këtij takimi”  ka thënë një qytetar i cili ishte i pranishëm, shkruan gazeta Sinjali.

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava në fillim të këtij viti ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të kuvendeve zgjedhore të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Bashkësisë Islame.