Zbulohet vizatimi me pamjen më të vjetër të Venecias

Zbulohet vizatimi me pamjen më të vjetër të Venecias

Një pamje e Venecias, që daton në shekullin XIV, vizatim i konsideruar si më i vjetri i njohur deri më sot i Qytetit të Doxhëve, u zbulua nga një studiuese e Universitetit skocez “St. Andrews”, njoftoi ky i fundit nëpërmjet një deklarate.

Vizatimi është pjesë e një dorëshkrimi që tregon udhëtimin e Niccolò da Poggibonsi, një pelegrin italian, që shkoi në Jeruzalem në periudhën mes viteve 1346-1350.

Gjatë pelegrinazhit, Niccolò da Poggibonsi kaloi nëpër Venecia dhe përshkrimi i tij i qytetit shoqërohet nga një vizatim me pendë i qytetit, ku mund të shihen kisha, gondola dhe kanale.

Dorëshkrimi, që sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Firences, duhet të jetë realizuar pak pas kthimit të tij në Itali, në vitin 1350./atsh/