Dështim për BE-në mosmbajtja e premtimit për heqjen e vizave me Kosovën

Dështim për BE-në mosmbajtja e premtimit për heqjen e vizave me Kosovën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar si dështim monumental të Bashkimit Evropian, faktin që ende qytetarët e Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE.

“Në kontekstin e mosmbajtjes së premtimeve nga ana e BE-së, do doja të citoja si një ndër dështimet më monumentale në këtë kontekst faktin që ende qytetarët e Kosovës nuk përfshihen në procesin e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE edhe pse 3 vite e gjysmë tashmë, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet për liberalizimin e plotë të vizave”, deklaroi Balla.

Deklaratën, numri dy i PS, Taulant Balla e bëri gjatë konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian të shteteve të Evropës Juglindore, e cila u mbajt sot në Tiranë. /ATSh