Bursat evropiane mbyllin javën me optimizëm

Bursat evropiane mbyllin javën me optimizëm

Bursat evropiane përfunduan javën me optimizëm shoqëruar nga euforia e “Wall Street” një ditë më parë, si dhe nga disa tregues dhe rezultate pozitive të kompanive.

“Tregu është tashmë i kënaqur me fazën e parë të marrëveshjes tregtare mes SHBA-së dhe Kinës”, theksoi e Laurent Gaetani, menaxher në Degroof Petercam.

Pas 18 muajsh mosmarrëveshjesh, Kina dhe SHBA-ja nënshkruan etapën e parë të një marrëveshjeje tregtare të shumë pritur.