Policia jep detaje për aksidentin në Runikë, ku humbi jetën 41 vjeçari

Policia jep detaje për aksidentin në Runikë, ku humbi jetën 41 vjeçari

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur mbrëmë në Runikë të Skenderajt, ku si pasojë ka humbur jetën 41 vjeçari Faik Imeraj nga Padalishta dhe janë lënduar disa persona.

Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  të rënda trupore, ku janë përfshirë dy automjet me targa vendore.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerët. Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërsa sot në ora 03:18, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F .I., 41 vjeçar, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.