Haaland: Erdha këtu për të shënuar gola, debutim fantastik për mua!

Haaland: Erdha këtu për të shënuar gola, debutim fantastik për mua!

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, shënoi tre gola në ndeshjen e tij të parë në Bundesliga.

I aktivizuar në minutën e 56-të, Haalandit iu deshën vetëm tre minuta lojë për të shënuar golin e parë. Deri në përfundim të sfidës, talenti norvegjez ia doli të kompletojë tripletën e tij, duke u bërë futbollisti i dytë më i ri në Bundesliga që shënon tri gola në një ndeshje.

“Unë erdha këtu për të shënuar gola”, tha fillimisht Haaland. “Është një debutim shumë i mirë për mua. Duhet të marrin ndeshjet një e nga një e të shohim çfarë do të ndodhë.

Është një ndjenjë e pabesueshme të luash përballë një tifozerie të tillë. Më jep një kënaqësi të veçantë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij emocioni”, tha Haaland për faqen zyrtare të Bundesligës.