Xhaçka: Forca e Armatosur po modernizohet

Xhaçka: Forca e Armatosur po modernizohet

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kucovës, sipas projektit të hartuar nga NATO.

Sipas saj, viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur po modernizohet.

“Shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kucovës, sipas projektit të hartuar nga NATO. Brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore. Punët e mira bëhen me hapa të sigurte”, ka shkruar ajo në Facebook.