Kërcënohet doktoresha nga Deçani: Arrestohet i dyshuari

Kërcënohet doktoresha nga Deçani: Arrestohet i dyshuari

Një doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, është kërcënuar me fjalë nga një person, në vendin e saj të punës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku në vendin e ngjarjes policia nuk ka arritur të takojë të dyshuarin.

“QKMF-Deçan 18.01.2020 – 12:55. Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin. Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.