Tërmet në Kukës e Dibër, nuk raportohet për dëme

Tërmet në Kukës e Dibër, nuk raportohet për dëme

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë pas lëkundjeve të tërmetit që kanë përfshirë Shqipërinë mesditën e kësaj të diele.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria bën me dije se sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitude 3.8  dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës.

Fatmirësisht deri më tani në këto dy qarqe nuk raportohet për dëme material nga shtabet e EC.